MMiaTech← Kthehu në faqen kryesore
INFORMACION LIGJOR

Politika e Privatësisë

Si i trajtojmë të dhënat

MiaTech respekton privatësinë e vizitorëve dhe përdor të dhënat personale vetëm për t’iu përgjigjur kërkesave për informacion, takime teknike ose support. Në këtë faqe nuk kërkojmë krijimin e një llogarie dhe nuk shesim të dhëna personale.

Komunikimi me ne

Kur na kontaktoni në info@miatech.al, informacioni që përfshini në email përdoret për të trajtuar kërkesën tuaj. Ju lutemi mos dërgoni fjalëkalime, të dhëna financiare ose informacion tjetër shumë sensitiv.

Kërkesat tregtare

Kërkesat e klientëve të rinj drejtohen te Vodafone Albania. Në atë rast zbatohen politikat e privatësisë dhe kushtet e Vodafone Albania.

Ruajtja dhe siguria

Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa nevojitet për komunikimin, ofrimin e shërbimit dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Marrim masa të arsyeshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e tyre.

Të drejtat tuaja

Për pyetje, korrigjim ose kërkesë për fshirjen e të dhënave që na keni dërguar, kontaktoni info@miatech.al.